‘Raporti mjekësor’, dënimet shqetësojnë mjekët Alsat M TV 02.11.2011

Frikë dhe presion në punën e mjekëve do të fusin ndryshimet e paralajmëruara në kodin penal me të cilën mjekët amë për dhënien e pushimit të rrejshëm mjekësor mund të dënohen me burg prej 6 muaj deri në 3 vjet, ndërsa kjo drejtpërsëdrejti do të ndikojë edhe te pacientët, thotë kryetarja e shoqatës së mjekëve privat të Maqedonisë, Lilija Çollakova. Pasi u shpall lajmi i këtillë në mediume, Çollakova thotë se mori një numër të madh të thirrjeve nga mjekët amë të cilët ishin të befasuar negativisht nga ky vendim.

Mjekët amë pyesin se kush do t’i mbajë pasojat nëse ata nuk ju besojnë pacientëve dhe shkaktohet ndonjë epilog katastrofal.

“Asnjë mjek nuk guxon të vijë në gjendje që të punojë nën presion dhe frikë për shkak të dhënies së pushimit mjekësor. Paramendoni të keni nënën me fëmijën e sëmurë nga diabeti. A duhet mjeku amë të frikohet që t’i japë pushim mjekësor ose të keni pacient i cili është me sëmundje nervore. Ka momente kur edhe konsiliumi i mjekëve nuk do të mund të caktojë në bazë të pamjes së jashtme të pacientit se çka po ndodhë në shpirtin dhe psikën e tij. Ndonjëherë nevojitet më shumë ditë për caktimin e diagnozës”, deklaroi Lilija Çollakova, kryetare e shoqatës së mjekëve privat të Maqedonisë.

Ç’llakova thotë se mjekët privat nuk janë kriminel, por profesionistë që kujdesen për shëndetin e të gjithë qytetarëve dhe i respektojnë marrëveshjet me fondin e shëndetësisë. Një pjesë e qytetarëve dëgjuan, e një pjesë jo për paralajmërimet e autoriteteve.

“Nuk e di, unë se di”.
“Jo, nuk kam qenë as në pushim mjekësor. Dje dëgjova në lajme”.
“Të them sinqerisht nuk jam e njoftuar”.

Deri më tani sipas kodit penal ishte parashikuar që për simulimin e pushimit mjekësor të ketë gjobë ose një vit burg për pacientin.

Bojana Simonoviq

Izvor i video: ‘Raporti mjekësor’, dënimet shqetësojnë mjekët

Коментари (4)

 

  1. DR.LULZIME вели:

    Vi blagodarime za izvestuvanjeto na albanski jazik ima mnogu doktori albanci sto go posetuvat ova veb stranica

  2. Анонимен вели:

    vi blagodarime za informacijata na albanski jazik ima mnogu lekari albanci sto go posetuvat sekoj den ova veb stranica

Испрати коментар

Мора да бидете најавени за да испратите коментар.

Како да се регистрирам?

Корисни линкови

Министерство за Здравство Фонд за Здравство Лекарска комора За Здравје

Регистрирај се!
Министерство за Здравство
Драмски театар

Барај (Впиши го поимот и притисни enter)

Соопштенија со најмногу коментари

Видео

Тагови