Демант по повод написот во Koha e re од 27.06.2011 дека приватните лекари се најплатени

SHOQATA E MJEKËVE PRIVATË NË RM

Lënda: Reagim

Lidhur me artikullin në gazetën ditore “Koha” me titull: “Ja profesionet më të
paguara në vend”, të datës 27.06.2011, fq. 2.

Shoqata e mjekëve privatë të RM fuqishëm i reagon ndaj artikullit në Koha, të datës
27.06.2011 dhe me argumente pohon se janë paraqitur të pavërteta lidhur me shumat që
marrin mjekët privatë si kompensim për kapitacionin. E para, të gjithë mjekët
privatë marrin 70% të kapitacionit çdo muaj dhe 3 herë nga 30%.

Kompensimi në para nuk është PAGA e mjekut, por kjo do të thotë se këto janë mjete
me të cilat duhet që, së pari të paguajnë pagat e të punësuarve (mjekëve), ku secili
është i siguruar në shumë të ndryshme, varësisht nga numri i pacientëve. Shuma është
përcaktuar në 100% për 2500 pikë * 50 denarë nga data 1 prill 2011 dhe është e
lejuar nga Fondi për mjekët që janë më tërheqës (atraktiv).

Pra, kjo është shuma e kapitacionit në rreth 2000 euro (€). Mirëpo, këtu hyjnë edhe
shpenzimet, të cilat janë: në qoftë se mjeku merr një pagë prej 500 eurosh dhe duhet
të paguajë 250 € për kontribute, për infermieren mjekësore 300 € dhe kontributet 200
€, kontabilisti 100 €, qiraja e hapësirës (objektit) 200-300 €, energjia e konsumuar
prej 250 €, ujësjellësi 30 €, higjiena 100 €, letër 100 €, theksimi (vendosja) e
firmës rreth 150 €, kostot për trajnim dhe edukime, seminare etj. Deri këtu, sheshtë
kapërcejnë shumën 2000 €, pastaj ku është terapia ampulare që e zbatojmë me
pjesëmarrje minimale, me ç’rast secila ordinancë shpenzon 200 deri në 300 € në muaj
dhe 90% e mjekëve nuk e plotësojnë maksimalen prej 2500 pikë. Mendojmë se numrat e
prezantuar në gazetë, ose janë shifra arbitrare ose nuk janë dhënë të saktë nga
statistika.

Gazetarët duhet të jenë profesionistë në punën e tyre dhe gjithmonë të punojnë në
interes të informacionit të duhur dhe të saktë për të mos shkaktuar imazhe të
gabuara për profesione të caktuara, ngase kështu mund të humbet respekti për
institucionin e mjekut amë.

Me respekt,

Kryetarja e Shoqatës së mjekëve privatë në RM

Dr. Lidija Çollakova Dervishova

Коментари3 коментари

 

  1. mjeku напиша:

    Urime per demantin keshtu me pelqeni,po do te regullohet edhe kjo puna e gazetareve rrenacak,se boll na kan demtuar,po se di a jan te informuar ato pseudogazetare se te rrish ne maje te malit e te punosh si mjek per 300 euro si ju duket?!a jane ato gazetare te informuar se ne zonat rurale i kan zbritur piket e kapitacioni nga 1700 ne 1100 dmth rroga jone eshte pergjysmuar,a se dijn ato pseudo gazetare se me reformat e reja vetem per kompjuterat,licensimet e programeve dhe shuuum e shum pagesave tjera neve duhet qe me shum se dy muaj te mos marrim rroge dmth me shum se 2000 euro me pak.kam edhe nje keshille per Ata gazetare njekohesishte edhe pyetje:NE MJEKESI NUK LEJOHEN GABIMET e lere me te gabosh me qellim,pasojat jane te tmerrshme sepse ben dem,i ben keq dikujt,pra doju kisha lutur qe profesioni ta perdorni ne te mire te njerezve.RRESPEKTE……
    Се извинувам за сите вас што ова не го разбирате,имам едно барање до Др.Лили истотака и до операторот:Oва што сум го напишал да најде некој начин да стигне до тие новинари,a jas ќе им напишам и до нивната редакција.Поздрав колеги…..

  2. maticen lekar напиша:

    me interesira koi se lekarite koi zemaat kapitacija 2000 evra,malku se tie i ajde neka se kazat,mie odvaj izdrzuvame da go pominime mesecot

  3. dr. Lidija напиша:

    Prevedete go ovoj text na makedonski jazik.

Испрати коментар

Мора да бидете најавени за да испратите коментар.

Како да се регистрирам?

Корисни линкови

Министерство за Здравство Фонд за Здравство Лекарска комора За Здравје

Регистрирај се!
Министерство за Здравство
Драмски театар

Барај (Впиши го поимот и притисни enter)

Соопштенија со најмногу коментари